Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 23:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kur ulesh të hash me një mbret, shiko me kujdes atë që ke përpara;

2. dhe vër një thikë në grykë, po të jetë se ke oreks të madh.

3. Mos dëshiro gjellët e tij të mrekullueshme, sepse janë një ushqim mashtrues.

4. Mos u lodh për t'u pasuruar, hiq dorë nga qëllimi yt.

5. A do t'i fiksosh sytë e tu mbi atë që po zhduket? Sepse pasuria me siguri do të vërë fletë si një shqiponjë që fluturon drejt qiellit.

6. Mos ha bukën e atij që ka syrin e keq dhe mos dëshiro ushqimet e tij të shijshme;

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 23