22. I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.
23. Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.
24. Emri i krenarit pa cipë është: "tallës"; ai çdo gjë e bën me një mburrje të tepruar.
25. Dëshirat e përtacit e vrasin atë, sepse duart e tij nuk pranojnë të punojnë.
26. Ai dëshiron me zjarr tërë ditën, por i drejti dhuron duke mos refuzuar kurrë.
27. Flijimi i të pabesit është gjë e neveritshme, aq më tepër në rast se e ofron me qëllim të keq.
28. Dëshmitari i rremë do të vdesë, por njeriu që e dëgjon do të mund të flasë gjithnjë.
29. I pabesi e fortëson fytyrën e tij, por njeriu i drejtë e bën të qëndrueshme rrugën e tij.
30. Nuk ka as dituri, as zgjuarsi dhe as këshillë kundër Zotit.
31. Kali është gati për ditën e betejës, por fitorja i përket Zotit.