13. Kush mbyll veshin ndaj britmës së të varfrit, do të bërtasë edhe ai, por nuk do të ketë përgjigje.
14. Një dhuratë që bëhet fshehtas e fashit zemërimin dhe një dhuratë që jepet nën dorë qetëson zemërimin e fortë.
15. Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi.
16. Njeriu që largohet nga rruga e maturisë ka për të banuar në kuvendin e të vdekurve.
17. Ai që i do qejfet do të jetë në varfëri, ai që e do verën dhe vajin nuk do të pasurohet.
18. I pabesi do t'i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.
19. Është më mirë të banosh në një shkretëtirë se sa me një grua grindavece dhe ngacmuese.
20. Në shtëpinë e të urtit ka një thesar të çmuar dhe vaj, por njeriu budalla i bën të gjitha rrush e kumbulla.
21. Kush ndjek drejtësinë dhe dhembshurinë ka për të gjetur jetën, drejtësinë dhe lavdinë.
22. I urti ngjitet në qytetin e njerëzve të fortë dhe rrëzon forcën në të cilën kishte besim.
23. Kush ruan gojën dhe gjuhën e tij mbron jetën e tij nga fatkeqësitë.