15. Ka flori dhe margaritarë të shumtë, por buzët e pasura me dije janë një xhevahir i çmuar.
16. Merre rrobën e atij që është bërë garant për një të huaj, dhe mbaje si peng për gruan e huaj.
17. Buka e nxjerrë me hile është e ëmbël për njeriun, por pastaj goja e tij do të mbushet me zaje.
18. Planet bëhen të qëndrueshme nga këshilla; prandaj bëje luftën me këshilla të urta.
19. Ai që shkon poshtë e lart duke përfolur tregon sekretet; prandaj mos u shoqëro me atë që flet tepër.
20. Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.
21. Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.
22. Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
23. Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.
24. Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?
25. Është një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.
26. Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.
27. Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.
28. Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.
29. Lavdia e të rinjve është forca e tyre, nderi i pleqve janë thinjat e tyre.
30. Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve.