Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 19:13-29 Bibla Shqip (ALBB)

13. Një bir budalla është një fatkeqësi për të atin, dhe grindjet e vazhdueshme të bashkëshortes së tij janë si një e pikuar e vazhdueshme.

14. Shtëpia dhe pasuritë janë trashëgimi nga etërit, por një bashkëshorte e mençur vjen nga Zoti.

15. Përtacia të bën të biesh në një gjumë të thellë dhe njeriu i plogët do të vuajë nga uria.

16. Kush respekton urdhërimin ruan jetën e tij, por ai që lë pas dore sjelljen e tij ka për të vdekur.

17. Ai që ka mëshirë për të varfrin i jep hua Zotit, i cili do t'ia kthejë ato që i ka dhënë.

18. Ndëshko birin tënd sa ka shpresë, por mos u shty derisa të shkaktosh vdekjen e tij.

19. Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet si pasojë e kësaj, sepse po nuk u ndëshkua, ai do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë.

20. Dëgjo këshillën dhe prano mësimet, që ti të bëhesh i urtë për kusurin e ditëve të tua.

21. Ka shumë plane në zemrën e njeriut, por vetëm plani i Zotit do të mbetet i pandryshuar.

22. Ajo që dëshiron njeriu është mirësia dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar.

23. Frika e Zotit të çon në jetë; kush e ka do të mbetet i ngopur dhe nuk do të preket nga asnjë e keqe.

24. Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë.

25. Godite tallësin dhe njeriu i thjeshtë do të bëhet mendjehollë; qorto atë që ka mend dhe ai do të fitojë dituri.

26. Kush përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënën e tij, është një faqenxirë dhe me turp.

27. Biri im, mos dëgjo më mësimet, dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë.

28. Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë dhe goja e të pabesëve gëlltit padrejtësinë.

29. Ndëshkimet janë përgatitur për tallësit dhe goditjet për kurrizin e budallenjve.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 19