Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 17:7-18 Bibla Shqip (ALBB)

7. Budallait nuk i shkon një e folur e bukur, aq më pak princit nuk i shkojnë buzë gënjeshtare,

8. Një dhuratë është një gur i çmuar në sytë e atij që e ka; ngado që kthehet, ai ia del.

9. Kush mbulon një faj fiton dashuri, por kush i rikthehet përsëri ndan miqtë më të mirë.

10. Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

11. Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrejë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

12. Është më mirë të takosh një arushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

13. E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

14. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

15. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

16. Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

17. Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

18. Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 17