Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 17:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

15. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

16. Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

17. Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

18. Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

19. Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

20. Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

21. Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

22. Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

23. I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 17