Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 17:10-28 Bibla Shqip (ALBB)

10. Një qortim depërton më thellë te njeriu me mend se sa njëqind goditje te budallai.

11. Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrejë krye, prandaj do të dërgohet kundër tij një lajmëtar mizor.

12. Është më mirë të takosh një arushë se cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet se sa një budalla në marrëzinë e tij.

13. E keqja nuk do të largohet nga shtëpia e atij që së mirës i përgjigjet me të keqen.

14. Të fillosh një grindje është sikur t'u çelësh rrugë ujërave; prandaj ndërprite grindjen përpara se të acarohet.

15. Ai që nxjerr të pafajshëm fajtorin dhe ai që dënon të drejtin janë që të dy të neveritshëm për Zotin.

16. Ç'duhet paraja në duart e budallait? Mos vallë për të blerë dituri, kur ai nuk ka mend fare?

17. Miku të do në çdo kohë, por vëllai lind për ditë të vështira.

18. Njeriu që nuk ka mend jep dorën si garanci dhe merr zotime për të afërmin e tij.

19. Ai që do mëkatin i do grindjet, dhe ai që ngre portën e tij kërkon rrënim.

20. Njeriu zemërshthurur nuk gjen asnjë të mirë, dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie në telashe.

21. Atij që i lind një budalla do t'i vijnë hidhërime dhe ati i një budallai nuk mund të ketë gëzim.

22. Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë, por një frymë e dërrmuar i than kockat.

23. I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të prishur rrugët e drejtësisë.

24. Dituria qëndron para atij që ka mend, por sytë e budallait enden deri në cepat më të largëta të dheut.

25. Biri budalla është një burim vuajtjesh për atin e tij dhe hidhërim për atë që e ka lindur.

26. Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre.

27. Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur.

28. Budallai, edhe kur hesht, konsiderohet i urtë dhe, kur i mban të mbyllura buzët e tij, konsiderohet i zgjuar.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 17