Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 16:18-33 Bibla Shqip (ALBB)

18. Përpara shkatërrimit vjen kryelartësia dhe përpara rrëzimit fryma krenare.

19. Më mirë të kesh frymë të përulur me të mjerët se sa të ndash prenë me krenarët.

20. Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur.

21. I urti nga zemra do të quhet i matur, dhe ëmbëlsia e buzëve e shton diturinë.

22. Mendja është një burim jete për atë që e zotëron, por budallallëku është dënimi i budallenjve.

23. Zemra e të urtit e bën të mençur gojën e tij dhe e shton diturinë e buzëve të tij.

24. Fjalët e ëmbla janë si një huall mjalti, ëmbëlsi për shpirtin dhe ilaç për kockat.

25. Ka një rrugë që njeriut i duket e drejtë, por në fund ajo të nxjerr në udhët e vdekjes.

26. Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit.

27. Njeriu i keq kurdis të keqen dhe mbi buzët e tij ka si një zjarr të ndezur.

28. Njeriu i çoroditur mbjell grindje dhe ai që shpif përçan miqtë më të mirë.

29. Njeriu i dhunës e josh shokun e vet dhe e çon nëpër një rrugë jo të mirë.

30. Kush mbyll sytë për të kurdisur gjëra të këqija, kafshon buzët kur shkakton të keqen.

31. Flokët e bardha janë një kurorë lavdie; atë e gjejmë në rrugën e drejtësisë.

32. Kush nuk zemërohet shpejt vlen më tepër se një luftëtar i fortë, dhe ai që e urdhëron frymën e tij vlen më tepër se ai që mposht një qytet.

33. Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 16