Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 16:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. Prirjet e zemrës i përkasin njeriut, por përgjigja e gjuhës vjen nga Zoti.

2. Të gjitha rrugët e njeriut janë të pastra në sytë e tij, por Zoti i peshon frymët.

3. Besoja Zotit veprimet e tua dhe planet e tua do të realizohen.

4. Zoti ka bërë çdo gjë për vete të tij, edhe të pabesin për ditën e fatkeqësisë.

5. Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t'i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.

6. Me mirësinë dhe me të vërtetën padrejtësia shlyhet, dhe me frikën e Zotit njeriu largohet nga e keqja.

7. Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.

8. Më mirë të kesh pak me drejtësi, se sa të ardhura të mëdha pa drejtësi.

9. Zemra e njeriut programon rrugën e tij, por Zoti drejton hapat e tij.

10. Mbi buzët e mbretit është një vendim hyjnor; gjatë gjykimit goja e tij nuk duhet të gabojë.

11. Kandari dhe peshoret e sakta janë të Zotit, të gjitha gurët e peshës janë vepër e tij.

12. Është një gjë e neveritshme për mbretërit të bëjnë të keqen, sepse froni bëhet i qëndrueshëm me drejtësinë.

13. Buzët e drejta u pëlqejnë mbretërve; ata e duan atë që flet drejt.

14. Zemërimi i mbretit është si lajmëtari i vdekjes, por njeriu i urtë do ta qetësojë atë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 16