Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 15:26-33 Bibla Shqip (ALBB)

26. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

27. Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

28. Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

29. Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

30. Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

31. Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

32. Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

33. Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 15