Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 15:21-33 Bibla Shqip (ALBB)

21. Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

22. Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

23. Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

24. Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

25. Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

26. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

27. Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

28. Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

29. Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

30. Drita e syve gëzon zemrën, një lajm i mirë i fortëson kockat.

31. Veshi që e dëgjon kritikën e jetës ka për të qëndruar bashkë me të urtët.

32. Kush nuk pranon qortimin e përçmon vetë shpirtin e tij, por ai që dëgjon qortimin bëhet më i urtë.

33. Frika e Zotit është një mësim diturie, dhe përpara lavdisë vjen përulësia.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 15