Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 15:17-29 Bibla Shqip (ALBB)

17. Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.

18. Njeriu gjaknxehtë nxit grindje, por ai që nuk zemërohet shpejt i qetëson grindjet.

19. Rruga e përtacit është si një gardh ferrash, por shtegu i njerëzve të drejtë është i sheshtë.

20. Biri i urtë gëzon të atin, por njeriu budalla përçmon të ëmën.

21. Marrëzia është gëzim për atë që nuk ka mend, por njeriu që ka mend ecën drejt.

22. Planet dështojnë ku nuk ka arsye, por realizohen atje ku ka një mori këshilltarësh.

23. Një njeri ndjen gëzim kur mund të jap një përgjigje dhe sa e mirë është fjala që thuhet në kohën e duhur!

24. Njeriun e matur rruga e jetës e çon lart në mënyrë që të evitojë Sheolin poshtë.

25. Zoti do të shkatërrojë shtëpinë e krenarëve, por do t'i bëjë të qëndrueshëm kufijtë e gruas së ve.

26. Mendimet e këqija janë të neveritshme për Zotin, por fjalët e ëmbla janë të pastra.

27. Kush lakmon fitime vë në rrezik shtëpinë e vet, por ai që i urren dhuratat ka për të jetuar.

28. Zemra e të drejtit mendon thellë se si duhet të përgjigjet, por goja e të pabesit vjell gjëra të këqija.

29. Zoti u rri larg të pabesëve, por dëgjon lutjet e të drejtëve.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 15