Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 15:1-14 Bibla Shqip (ALBB)

1. Përgjigja e ëmbël e fashit zemërimin, por fjala therëse e nxit zemërimin.

2. Gjuha e të urtëve përdor dijen ndershmërisht, por goja e budallenjve nxjerr marrëzira.

3. Sytë e Zotit janë kudo për të shikuar të këqijtë dhe të mirët.

4. Një gjuhë e shëndoshë është një dru i jetës, por gjuha e çoroditur e sfilit shpirtin.

5. Budallai e përçmon korrigjimin e atit të tij, por ai që e çmon kritikën vepron me zgjuarsi.

6. Në shtëpinë e të drejtit ka bollëk të madh, por në të ardhurat e të pabesit ka telashe.

7. Buzët e të urtëve përhapin dijen, por nuk vepron kështu zemra e budallenjve.

8. Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.

9. Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.

10. Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.

11. Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!

12. Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.

13. Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.

14. Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 15