Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 14:28-35 Bibla Shqip (ALBB)

28. Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

29. Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

30. Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

31. Kush shtyp të varfrin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

32. I pabesi përmbyset nga vetë ligësia e tij, por i drejti ka shpresë në vetë vdekjen e tij.

33. Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend, por ajo që është në zemrën e budallenjve merret vesh.

34. Drejtësia e larton një komb, por mëkati është turpi i popujve.

35. Dashamirësia e mbretit është për shërbëtorin që vepron me urtësi, por zemërimi i tij është kundër atij që sillet me paturpësi.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 14