Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 14:28-31 Bibla Shqip (ALBB)

28. Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

29. Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

30. Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

31. Kush shtyp të varfrin fyen rëndë atë që e ka bërë, por ai që ka mëshirë për nevojtarin e nderon atë.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 14