Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 14:20-30 Bibla Shqip (ALBB)

20. Të varfrin e urren vetë miku i tij, por i pasuri ka shumë miklues.

21. Kush përçmon të afërmin e vet, mëkaton, por ai që ka mëshirë për të varfrit është i lumtur.

22. A nuk devijojnë, vallë nga rruga e drejtë ata që kurdisin të keqen? Por ata që mendojnë të mirën kanë për të gjetur mirësi dhe të vërtetën.

23. Në çdo mundim ka një fitim, por fjalët e kota çojnë vetëm në varfëri.

24. Kurora e njerëzve të urtë është pasuria e tyre, por marrëzia e budallenjve është marrëzi.

25. Një dëshmitar që thotë të vërtetën shpëton jetën e njerëzve, por një dëshmitar i rremë thotë gënjeshtra.

26. Në frikën e Zotit gjendet një siguri e madhe, dhe bijtë e tij do të kenë një vend strehimi.

27. Frika e Zotit është një burim jete, që i shmang leqet e vdekjes.

28. Lavdia e mbretit qëndron në turmën e popullit, por shkatërrimi i princit qëndron në mungesën e njerëzve.

29. Kush është i ngadalshëm në zemërim është shumë i matur, por ai që rrëmbehet me lehtësi vë në dukje marrëzinë e tij.

30. Një zemër e shëndoshë është jetë për trupin, por lakmia është krimbi brejtës i kockave.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 14