Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 13:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Një bir i urtë dëgjon mësimet e atit të vet, por tallësi nuk e dëgjon qortimin.

2. Nga fryti i gojës së tij njeriu do të hajë atë që është e mirë, por shpirti i të pabesëve do të ushqehet me dhunë.

3. Kush kontrollon gojën e tij mbron jetën e vet, por ai që i hap shumë buzët e tij shkon drejt shkatërrimit.

4. Shpirti i përtacit dëshiron dhe nuk ka asgjë, por shpirti i atyre që janë të kujdesshëm do të kënaqet plotësisht.

5. I drejti e urren gënjeshtrën, por i pabesi është i neveritshëm dhe do të turpërohet.

6. Drejtësia ruan atë që ndjek një rrugë të ndershme, por pabesia e rrëzon mëkatarin.

7. Ka nga ata që sillen si një i pasur, por nuk kanë asgjë; përkundrazi ka nga ata që sillen si një i varfër, por kanë shumë pasuri.

8. Pasuritë e një njeriu shërbejnë për të shpërblyer jetën e tij, por i varfri nuk ndjen asnjë kërcënim.

9. Drita e të drejtëve shkëlqen bukur, por llamba e të pabesëve do të shuhet.

10. Nga krenaria rrjedhin vetëm grindjet, por dituria është me ata që u kushtojnë kujdes këshillave.

11. Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme do të katandiset në pak gjëra, por atij që e grumbullon me mund do t'i shtohet ajo.

12. Pritja e zgjatur e ligështon zemrën, por dëshira e plotësuar është një dru i jetës.

13. Ai që përçmon fjalën do të shkatërrohet, por ai që respekton urdhërimin do të shpërblehet.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 13