Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 12:9-16 Bibla Shqip (ALBB)

9. Është më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, se sa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë.

10. I drejti kujdeset për jetën e bagëtisë së tij, por të përbrendshmet e të pabesëve janë mizore.

11. Kush punon tokën e tij do të ngopet me bukë, por ai që shkon pas kotësive është pa mend.

12. I pabesi dëshiron gjahun e njerëzve të këqij, por rrënja e të drejtëve sjell fryt.

13. Njeriu i keq kapet në kurthin e mëkatit të buzëve të tij, por i drejti do t'i shpëtojë fatkeqësisë.

14. Njeriu do të ngopet me të mira për frytin e gojës së tij, dhe secili do të marrë shpërblimin sipas veprës së duarve të tij.

15. Rruga e budallait është e drejtë para syve të tij, por ai që dëgjon këshillat është i urtë.

16. Budallai e tregon menjëherë pezmatimin e tij, por njeriu i matur e fsheh turpin.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 12