Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 12:2-8 Bibla Shqip (ALBB)

2. Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit, por ky do të dënojë njeriun që sajon plane të këqija.

3. Njeriu nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë, por rrënja e të drejtëve nuk do të lëvizet kurrë.

4. Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij.

5. Mendimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi.

6. Fjalët e të pabesëve rrinë në pritë për të derdhur gjak, por goja e njerëzve të drejtë do t'i çlirojë.

7. Të pabesët janë përmbysur dhe nuk janë më, por shtëpia e të drejtëve do të mbetet më këmbë.

8. Një njeri lëvdohet për gjykimin e tij, por ai që ka një zemër të çoroditur do të përçmohet.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 12