Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 1:18-33 Bibla Shqip (ALBB)

18. por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

19. Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

20. Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

21. ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

22. "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

23. Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.

24. Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

25. përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

26. edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

27. kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

28. Atëherë ata do të më thërrasin mua, por unë nuk do të përgjigjem; do të më kërkojnë me kujdes, por nuk do të më gjejnë.

29. Sepse kanë urryer dijen dhe nuk kanë zgjedhur frikën e Zotit,

30. nuk kanë dashur të pranojnë këshillën time dhe kanë përbuzur të gjitha qortimet e mia.

31. Prandaj do të hanë frytin e sjelljes së tyre dhe do të ngopen me këshillat e tyre.

32. Sepse prapakthimi i njerëzve të thjeshtë i vret dhe qetësia e rreme e budallenjve i zhduk;

33. por ai që më dëgjon do të banojë një vend të sigurt, do të jetë me të vërtetë i qetë, pa frikë nga çfarëdo e keqe".

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 1