Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 1:13-27 Bibla Shqip (ALBB)

13. ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

14. ti do ta hedhësh në short pjesën tënde me ne, dhe të gjithë ne do të kemi një qese të vetme";

15. biri im, mos shko me ta në po atë rrugë, ndale hapin nga shtegu i tyre,

16. sepse këmbët e tyre turren drejt së keqes dhe ata nxitojnë të derdhin gjak.

17. Shtrihet më kot rrjeta përpara çdo lloji zogjsh;

18. por këta kurdisin prita kundër gjakut të vet dhe ngrenë kurthe kundër vetë jetës së tyre.

19. Të tilla janë rrugët e çdo njeriu të etur për pasuri; ajo ia heq jetën atyre që e kanë.

20. Dituria bërtet nëpër rrugë, zëri i saj dëgjohet nëpër sheshe;

21. ajo thërret në vendet ku ka turma dhe ligjëron në hyrje të portave të qytetit;

22. "Deri kur, o njerëz të thjeshtë, do t'ju pëlqejë thjeshtësia dhe tallësit do të kënaqen duke u tallur dhe budallenjtë do të urrejnë dijen?

23. Ejani në vete nga qortimi im; ja, unë do të derdh mbi ju Frymën time dhe do t'ju bëj të njohura fjalët e mia.

24. Sepse unë thirra dhe ju nuk keni dashur, shtriva dorën time dhe askush prej jush nuk i kushtoi vëmendje,

25. përkundrazi hodhët poshtë të gjitha këshillat e mia dhe nuk pranuat ndreqjen time,

26. edhe unë do të qesh me fatkeqësinë tuaj, do të tallem kur të vijë ajo që ju druani,

27. kur ajo që druani të vijë si një furtunë, dhe fatkeqësia juaj të vijë si një stuhi, kur t'ju mbulojnë fatkeqësia dhe ankthi.

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 1