Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 1:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjalët e urta të Salomonit, birit të Davidit, mbret i Izraelit,

2. për të njohur diturinë dhe për të mësuar gjykimet e mençura;

3. për të ditur si të veprosh me urti, me drejtësi, me gjykim dhe ndershmëri,

4. për t'u dhënë shkathtësi njerëzve të thjeshtë, njohje dhe reflektim të riut.

5. I urti do të dëgjojë dhe do të rritë diturinë e tij; njeriu i zgjuar do të përfitojë këshilla të urta,

6. për të kuptuar një sentencë dhe një enigmë, fjalët e të urtëve dhe thëniet e tyre të errëta.

7. Frika e Zotit është fillimi i njohjes; por njerëzit e pamend përçmojnë diturinë dhe arsimin.

8. Dëgjo, o biri im, mësimet e atit tënd dhe mos i lër pas dore mësimet e nënës sate,

9. sepse janë një nur që zbukuron kokën tënde dhe një stoli në qafën tënde.

10. Biri im, në qoftë se mëkatarët duan të të mashtrojnë, mos prano,

11. në qoftë se thonë: "Eja me ne; kemi ngritur një pritë për të derdhur gjak; i ngritëm gracka të pafajshmit pa ndonjë shkak;

12. le t'i kapërdimë të gjallë, ashtu si Sheoli, tërësisht si ata që zbresin në gropë;

13. ne do të gjejmë lloj-lloj pasurish të çmueshme, do t'i mbushim shtëpitë tona me plaçka;

Lexoni kapitullin e plotë Fjalët e Urta 1