Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 7:1-6 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

2. "Dhe ti, bir njeriu, kështu i thotë Zoti, Zoti, vendit të Izraelit: Fundi! Erdhi fundi në të katër skajet e vendit.

3. Tani të kërcënon fundi dhe unë do të dërgoj kundër teje zemërimin tim, do të të gjykoj sipas rrugëve të tua dhe do të hedh mbi ty tërë veprimet e tua të neveritshme.

4. Syri im nuk do të të kursejë dhe nuk do të kem mëshirë për ty, por do të hedh mbi ty rrugët e tua dhe veprimet e tua të neveritshme do të jenë në mes teje; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti".

5. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Një gjëmë, një gjëmë e paparë, ja ku erdhi.

6. Fundi erdhi, fundi erdhi. U zgjua për ty; ja, erdhi.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 7