Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 5:2-9 Bibla Shqip (ALBB)

2. Do të djegësh një të tretën e tyre në zjarr në mes të qytetit në mbarim të ditëve të rrethimit. Pastaj do të marrësh një të tretë të tyre dhe do ta godasësh rreth e qark me shpatë; edhe një të tretë të tyre do ta shpërndash sipas erës; prapa tyre unë do të zhvesh shpatën.

3. Do të marrësh gjithashtu një numër të vogël qimesh dhe do t'i lidhësh në cepat e rrobave të tua.

4. Nga këto do të marrësh akoma disa dhe do t'i hedhësh në mes të zjarrit, dhe do t'i djegësh në zjarr; andej do të dalë një zjarr kundër tërë shtëpisë së Izraelit.

5. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ky është Jeruzalemi. Unë e kisha vendosur në mes të kombeve dhe të vendeve të tjera që kishte përreth.

6. Ai u rebelua kundër ligjeve të mia për të kryer paudhësi më tepër se kombet që e rrethojnë dhe kundër statuteve të mia më tepër se vendet që e rrethojnë. Po, ata i kanë përçmuar ligjet e mia dhe nuk kanë ecur sipas statuteve të mia".

7. Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Duke qenë se ju keni qenë më të pabindur se kombet që ju rrethojnë, nuk keni ecur sipas statuteve të mia dhe nuk keni zbatuar ligjet e mia dhe as nuk keni vepruar sipas ligjeve të kombeve që ju rrethojnë".

8. Kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë, unë vetë, jam kundër teje, dhe do t'i zbatoj në mes teje vendimet e mia para kombeve;

9. dhe do të bëj në mes teje atë që nuk kam bërë kurrë dhe që nuk do ta bëj kurrë më, për shkak të të gjitha neverive të tua.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 5