Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 42:11-20 Bibla Shqip (ALBB)

11. Përpara tyre kishte një kalim të ngjashëm me atë të dhomave që ishin nga ana e veriut; ato kishin po atë gjatësi e gjerësi, me të gjitha daljet dhe portat që ndiqnin të njëjtat kritere.

12. Në përputhje me portat e dhomave që ishin nga jugu, kishte një portë në krye të kalimit pikërisht përpara murit në drejtim të lindjes.

13. Ai më tha: "Dhomat nga veriu dhe dhomat nga jugu që ndodhen përballë hapësirës boshe janë dhoma të shenjta, ku priftërinjtë që i afrohen Zotit do të hanë gjërat shumë të shenjta; atje do të depozitojnë gjërat shumë të shenjta, domethënë blatimet e ushqimit dhe blatimet për mëkatin dhe për shkeljen, sepse ai vend është i shenjtë.

14. Kur priftërinjtë të kenë hyrë, nuk do të dalin më nga vendi i shenjtë në oborrin e jashtëm, por do të vendojnë aty rrobat e tyre me të cilat kryejnë shërbimin, sepse janë të shenjta; do të veshin rroba të tjera dhe kështu do të mund t'i afrohen asaj që i përket popullit".

15. Mbasi mbaroi së maturi pjesën e brendshme të tempullit, më nxori nga porta që shikonte nga lindja dhe mati pjesën e rrethuar rreth e qark.

16. Mati anën lindore me kallamin matës: pesëqind kubitë me kallamin matës rreth e qark.

17. Mati anën veriore: pesëqind kubitë me kallamin për matës rreth e qark,

18. Mati anën jugore me kallamin matës: pesëqind kubitë.

19. U kthye nga ana perëndimore dhe mati: pesëqind kubitë me kallamin matës.

20. Mati sipërfaqen nga të katër anët: kishte rreth e qark një mur që ishte i gjatë pesëqind kubitë dhe i gjerë pesëqind kubitë, për të ndarë vendin e shenjtë nga ai profan.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 42