Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 41:16-26 Bibla Shqip (ALBB)

16. Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin të mbuluara),

17. deri mbi portën, në pjesën e brendshme dhe të jashtme të tij të tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa të përpikta.

18. Ishin riprodhuar kerubinë dhe palma, një palmë midis kerubinit dhe kerubinit; çdo kerubin kishte dy fytyra:

19. fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt një palme nga një anë, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palmës tjetër nga ana tjetër. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.

20. Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.

21. Shtalkat e shenjtërores ishin katrore, po kështu fasada e vendit të shenjtë; pamja e njërës ishte si pamja e tjetrës.

22. Altari ishte prej druri, i lartë tre kubitë dhe i gjatë dy kubitë; qoshet e tij, gjatësia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri më tha: "Kjo është tryeza që rri para Zotit".

23. Shenjtërorja dhe vendi i shenjtë kishin dy porta.

24. Çdo portë kishte dy kanate, dy kanate që mblidheshin dysh: dy kanate për një portë dhe dy kanate për tjetrën.

25. Mbi to, mbi portat e shenjtërores, ishin gdhendur kerubinë dhe palma, si ata që ishin gdhendur mbi mure. Mbi fasadën e tremes, nga jashtë, kishte një strehore prej druri.

26. Kishte dritare me kanata dhe palma nga të dyja anët, mbi muret anësore të tremes dhe mbi dhomat anësore të tempullit dhe mbi strehore.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 41