Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 41:16-22 Bibla Shqip (ALBB)

16. Pragjet, dritaret me kanata dhe galeritë rreth e rrotull tri kateve përballë pragjeve ishin mbuluar me dru rreth e qark, nga dyshemeja deri te dritaret (dritaret ishin të mbuluara),

17. deri mbi portën, në pjesën e brendshme dhe të jashtme të tij të tempullit përqark, brenda dhe jashtë, me përmasa të përpikta.

18. Ishin riprodhuar kerubinë dhe palma, një palmë midis kerubinit dhe kerubinit; çdo kerubin kishte dy fytyra:

19. fytyra e njeriut ishte e kthyer drejt një palme nga një anë, dhe fytyra e luanit ishte e kthyer drejt palmës tjetër nga ana tjetër. Ishin riprodhuar rreth a qark tempullit.

20. Nga dyshemeja deri përmbi portën dhe mbi murin e shenjtërores ishin riprodhuar kerubinë dhe palma.

21. Shtalkat e shenjtërores ishin katrore, po kështu fasada e vendit të shenjtë; pamja e njërës ishte si pamja e tjetrës.

22. Altari ishte prej druri, i lartë tre kubitë dhe i gjatë dy kubitë; qoshet e tij, gjatësia dhe faqet e tij ishin prej druri. Burri më tha: "Kjo është tryeza që rri para Zotit".

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 41