Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 40:4-14 Bibla Shqip (ALBB)

4. Ky burrë më tha: "Bir njeriu, shiko me sytë e tu, dëgjo me veshët e tu dhe kushtoji kujdes të gjitha gjërave që do të të tregoj, sepse ty të kanë sjellë këtu që unë të t'i tregoj. Njoftoi shtëpisë së Izraelit të gjitha ato që ke për të parë".

5. Dhe ja, kishte një mur në pjesën e jashtme të tempullit, rreth e qark. Kallami për matje në dorën e atij burri ishte i gjatë gjashtë kubitë, secili ishte i gjatë një kubit dhe një pëllëmbë. Ai mati

6. Pastaj erdhi te porta që shikonte nga lindja, i ngjiti shkallaret e saj dhe mati pragun e portës: ishte një kallam i gjerë; dhe pragu i portës tjetër ishte i gjerë një kallam.

7. Çdo dhomë ishte një kallam e gjatë dhe një kallam e gjerë. Midis dhomave kishte një hapësirë prej pesë kubitësh. Pragu i portës në afërsi të tremes së portës së brendshme ishte një kallam.

8. Ai mati dhe tremen e portës së brendshme: ishte një kallam.

9. Pastaj mati tremen e portës: ishte tetë kubitë, ndërsa shtyllat e saj ishin dy kubitë. Tremja e portës ishte në pjesën e brendshme.

10. Dhomat e portës nga lindja ishin tri nga një anë dhe tri nga ana tjetër; që të tria kishin po atë madhësi; të njëjtën madhësi kishin gjithashtu shtyllat nga njëra anë dhe nga ana tjetër.

11. Mati gjerësinë e hyrjes së portës: ishte dhjetë kubitë; gjatësia e portës ishte trembëdhjetë kubitë.

12. Hapësira përpara dhomave ishte një kubit në një anë dhe një kubit nga ana tjetër; çdo dhomë ishte gjashtë kubitësh nga një anë dhe gjashtë kubitësh nga ana tjetër.

13. Pastaj mati portën nga çatia e njërës prej dhomave deri te çatia e tjetrës; gjerësia nga një portë te tjetra ishte njëzet e pesë kubitë.

14. Mati shtyllat: ishin gjashtëdhjetë kubitë të lartë; nga shtyllat shtrihej oborri rreth portave.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 40