Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 36:1-4 Bibla Shqip (ALBB)

1. "Ti bir njeriu, profetizo u maleve të Izraelit dhe u thuaj: O male të Izraelit, dëgjoni fjalët e Zotit.

2. Kështu thotë Zoti, Zoti: Duke qenë se armiku ka thënë për ju: "Ah, ah! Kodrat e përjetshme janë bërë prona jonë", profetizo dhe thuaj:

3. Kështu thotë Zoti, Zoti: Po, duke qenë se kanë dashur t'ju shkretojnë dhe t'ju gllabërojnë nga çdo anë që të bëheni një zotërim i mbetjes së kombeve dhe duke qenë se keni qenë objekt i bisedave të gjuhëve të këqija dhe i shpifjeve të njerëzisë",

4. prandaj, o male të Izraelit, dëgjoni fjalën e Zotit, të Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti, maleve dhe qafave, përroskave dhe luginave, vendeve të shkatërruara dhe të shkretuara dhe qyteteve të braktisura që janë bërë pre dhe objekt përçmimi nga kombet që ndodhen rreth e qark.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 36