Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 34:21-28 Bibla Shqip (ALBB)

21. Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta derisa i shpërndatë rreth e rrotull,

22. unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.

23. Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.

24. Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.

25. Do të vendos me to një besëlidhje paqeje dhe do të zhduk nga vendi kafshët e liga, kështu ato do të mund të rrinë të sigurta në shkretëtirë dhe të flenë nëpër pyje.

26. Dhe do t'ua bëj të bekuara vendet rreth kodrës sime; do të bëj të bjerë shiu në kohën e duhur, dhe do të jenë shira bekimi.

27. Druri i fushës do të japë frytin e tij dhe toka do të japë prodhimet e saj. Ato do të jenë të sigurta në tokën e tyre dhe do të pranojnë që unë jam Zoti, kur do të këpus shufrat e zgjedhës së tyre dhe do t'i çliroj nga dora e atyre që i mbanin në skllavëri.

28. Dhe nuk do të jenë më pre e kombeve as do t'i hanë më bishat e fushës, por do të qëndrojnë të sigurta dhe askush nuk ka për t'i trembur.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 34