Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 34:19-24 Bibla Shqip (ALBB)

19. Kështu delet e mia duhet të hanë atë që kanë shkelur këmbët tuaja dhe duhet të pijnë atë që kanë turbulluar këmbët tuaja".

20. Prandaj kështu u thotë atyre Zoti, Zoti: "Ja, unë vetë do të gjykoj midis deles së dhjamur dhe deles së dobët.

21. Duke qenë se ju keni shtyrë me ijë dhe me shpatull dhe u keni rënë me brirë të gjitha deleve të dobëta derisa i shpërndatë rreth e rrotull,

22. unë do t'i shpëtoj delet e mia dhe nuk do të bëhen më pre, dhe do të gjykoj midis dele e dele.

23. Do të vendos mbi to një bari të vetëm që do t'i kullosë, shërbëtorin tim David. Ai do t'i kullosë dhe ka për të qenë bariu i tyre.

24. Dhe unë, Zoti, do të jem Perëndia i tyre dhe shërbëtori im Davidi do të jetë princ në mes tyre. Unë, Zoti, fola.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 34