Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 23:1-15 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua, duke më thënë:

2. "Bir njeriu, na ishin dy gra, bija të së njëjtës nënë,

3. që u kurvëruan në Egjipt. U kurvëruan në rininë e tyre; aty u shtrënguan gjinjtë e tyre dhe atje u shtrëngua gjiri i tyre virgjëror.

4. Emrat e tyre janë: Oholaha më e madhja dhe Oholibaha e motra. Ato ishin të miat dhe lindën bij dhe bija. Emrat e tyre janë: Oholaha është Samaria, Oholibaha është Jeruzalemi.

5. Ndonëse ishte imja, Oholaha u kurvërua dhe mori zjarr për dashnorët e saj, asirët që ishin fqinj të saj,

6. të veshur me purpur, qeveritarë dhe princa, të gjithë të rinj tërheqës, kalorës të hipur mbi kuaj.

7. Ajo u kurvërua me ta, me gjithë njerëzit më të mirë të Asirisë, dhe u ndot me të gjithë ata për të cilët ndez, bashkë me gjithë idhujt e tyre.

8. Nuk braktisi kurvërimet e Egjiptit, kur kishin rënë me të gjatë rinisë së saj, kishin shtrënguar gjirin e saj të virgjër dhe kishin derdhur mbi të kurvërimet e tyre.

9. Prandaj e braktisa në dorë të dashnorëve të saj, në dorë të bijve të Asirisë, për të cilët kishte marrë zjarr.

10. Ata zbuluan lakuriqësinë e saj, morën bijtë e saj dhe bijat e saj dhe i vranë me shpatë. Asaj i doli nami midis grave dhe zbatuan kundër saj ndëshkimin.

11. Motra e saj Oholibaha e pa këtë, por në dashurinë e saj u bë edhe më e korruptuar nga ajo dhe kurvërimet e saj qenë më të këqija nga ato të së motrës.

12. U ndez për bijtë e Asirisë, fqinj të saj, qeveritarë dhe princa të veshur në mënyrë të shkëlqyer, kalorës të hipur mbi kuaj, të tërë të rinj tërheqës.

13. Unë pashë që ishte molepsur, që të dyja ndiqnin po atë rrugë.

14. Por ajo i shtoi kurvërimet e saj; pa burra të pikturuar mbi mur, figura të kaldeasve të pikturuara në të kuq,

15. me breza rreth ijëve, me çallma të mëdha në kokë, të gjithë me pamje krerësh, të ngjashëm me bijtë e Babilonisë në Kalde, tokë e tyre e lindjes.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 23