Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 21:1-12 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:

2. "Bir njeriu, kthe fytyrën nga jugu, fol hapur kundër jugut dhe profetizo kundër pyllit të fushës, Negevit,

3. dhe i thuaj pyllit të Negevit: Dëgjo fjalën e Zotit. Kështu thotë Zoti, Zoti: unë po ndez te ti një zjarr që do të gllabërojë çdo dru të blertë dhe çdo dru të thatë; flaka e zjarrtë nuk do të shuhet dhe çdo fytyrë nga veriu në jug do të digjet.

4. Çdo mish do ta shohë që unë, Zoti, e kam ndezur; nuk do të shuhet".

5. Atëherë thashë: "Ah, Zot, Zot, ata thonë për mua: "A nuk flet ky me shëmbëlltyra?"

6. Fjala e Zotit m'u drejtua akoma, duke thënë:

7. "Bir njeriu, kthe fytyrën nga Jeruzalemi, fol hapur kundër vendeve të shenjta dhe profetizo kundër vendit të Izraelit;

8. dhe i thuaj vendit të Izraelit: Kështu thotë Zoti: Ja unë jam kundër teje, do të nxjerr shpatën time nga milli i saj dhe do të këpus nga ti të drejtët dhe të këqijtë.

9. Duke qenë se dua të këpus nga ty të drejtët dhe të këqijtë, shpata ime do të dalë nga milli i saj kundër çdo mishi nga jugu në veri.

10. Kështu çdo mish do të pranojë që unë, Zoti, kam nxjerrë shpatën nga milli i saj dhe nuk do të hyjë më në të.

11. Prandaj ti, bir njeriu, vajto me ijët e thyer dhe vajto me dhembje para syve të tyre.

12. Do të ndodhë që kur të të pyesin: "Pse vajton?", do të përgjigjesh: "Për lajmin që po vjen, çdo zemër do të tretet, të gjitha duart do të dobësohen, të gjithë shpirtrat do të ligështohen dhe të gjithë gjunjët do të shkrihen si uji". Ja, gjëja po vjen dhe do të kryhet", thotë Zoti, Zoti.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 21