Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 19:9-14 Bibla Shqip (ALBB)

9. E vunë të lidhur në një kafaz dhe e çuan te mbreti i Babilonisë; e çuan në një fortesë, me qëllim që zëri i tij të mos dëgjohej më mbi malet e Izraelit.

10. Nëna jote ishte si një hardhi e mbjellë pranë ujërave; ishte e harlisur dhe kishte shumë degë nga uji i bollshëm.

11. Kishte degë të forta të përshtatshme për skeptra mbretërorë, ishte ngjitur lart midis degëve gjetheshumë dhe shquhej në shtatin e saj për degët e shumta të saj.

12. Por u çrrënjos me tërbim dhe u hodh për tokë; era e lindjes ia thau frytin; degët e saj të forta u shkëputën dhe u thanë, zjarri i përpiu.

13. Tani është mbjellë në shkretëtirë në një tokë të thatë dhe të etur për ujë;

14. Një zjarr ka dalë nga një shermend i degëve të saj dhe ka përpirë frytin e saj; në të nuk ka më asnjë degë të fortë të përshtatshme për skeptra mbretërorë". Ky është një vajtim dhe do të jetë një vajtim.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 19