Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 17:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

2. "Bir njeriu, propozo një enigmë dhe i trego një shëmbëlltyrë shtëpisë së Izraelit, dhe thuaji:

3. Kështu thotë Zoti, Zoti: Një shqiponjë e madhe me fletë të mëdha dhe me pendë të gjata, e mbuluar me pupla të ngjyrave të ndryshme, shkoi në Liban dhe këputi majën e një cedri;

4. këputi degëzën e tij më të lartë, e çoi në një vend tregtie dhe e vendosi në një qytet tregtarësh.

5. Pastaj mori pak farë të vendit dhe e mbolli në një arë pjellore; e vendosi këtë pranë ujërave të bollshme dhe e mbolli si një shelg.

6. Ajo u rrit dhe u bë një hardhi e madhe, por e ulët, degët e së cilës ishin kthyer nga shqiponja, kurse rrënjët ishin poshtë saj. Kështu u bë një hardhi që lëshoi degë dhe gjethe.

7. Por ishte një shqiponjë tjetër e madhe, me flatra të mëdha dhe me shumë pendë; dhe ja, kjo hardhi i ktheu rrënjët e veta drejt asaj dhe i shtriu degët e veta drejt saj, me qëllim që të ujitej nga brazda ku ishte mbjellë.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 17