Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 16:1-11 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:

2. "Bir njeriu, bëja të njohura Jeruzalemit veprimet e tij të neveritshme,

3. dhe i thuaj: Kështu i thotë Zoti, Zoti, Jeruzalemit: Prejardhja jote dhe lindja jote janë nga vendi i Kanaanit; ati yt ishte një amore dhe nëna jote një hitease.

4. Kur linde ti, ditën që dole në këtë botë, nuk t'u pre kërthiza, nuk të lanë me ujë për t'u pastruar, nuk të fërkuan me kripë as të mbështollën në pelena.

5. Asnjë sy nuk u kujdes për ty që të të bënte qoftë edhe një nga këto gjëra, duke i ardhur keq për ty; përkundrazi ditën që linde të hodhën në fushë të hapur, për shkak të neverisë që kishin për ty.

6. Unë të kalova afër, pashë që po përpëliteshe në gjak dhe të thashë, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd: "Jeto!". Po, ndërsa ndodheshe në gjakun tënd të thashë: "Jeto!".

7. Të bëra të rritesh si mori si filizat e arave; dhe ti u rrite, u bëre e madhe dhe u bëre shumë e bukur. Gjiri t'u formua, flokët t'u rritën shumë, por ti ishe lakuriqe dhe nevojtare.

8. Unë të kalova afër dhe të shikova, dhe ja, koha jote ishte koha e dashurisë. Kështu shtriva cepin e rrobave të mia mbi ty dhe mbulova lakuriqësinë tënde; të bëra një betim, lidha një besëlidhje me ty dhe ti u bëre imja", thotë Zoti, Zoti.

9. "Të lava me ujë, të pastrova krejt nga gjaku dhe të leva me vaj.

10. Pastaj të vura të veshësh rroba të qëndisura, të vura sandale prej lëkure baldose, të rrethova kokën me li të hollë dhe të mbulova me mëndafsh.

11. Të zbukurova me stoli, të vura byzylykë në kyçet e dorës dhe një gjerdan në qafë.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 16