Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 14:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj erdhën tek unë disa pleq të Izraelit dhe u ulën para meje.

2. Atëherë fjala e Zotit m'u drejtua, duke thënë:

3. "Bir njeriu, këta njerëz kanë ngritur idhujt e tyre në zemrën e tyre dhe kanë vënë para tyre pengesën që i bën të bien në paudhësi. A do ta lë veten të konsultohem prej tyre?

4. Prandaj folu dhe u thuaj atyre: Kështu thotë Zoti, Zoti: Cilido qoftë nga shtëpia e Izraelit që i ngre idhujt e tij në zemrën e tij, dhe vë para vetes pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, do t'i përgjigjem unë, Zoti, lidhur me këtë, sipas morisë së idhujve të tij,

5. për të ndikuar në zemrën e atyre të shtëpisë së Izraelit që janë larguar prej meje për shkak të të gjithë idhujve të tyre.

6. Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Kthehuni, largohuni nga idhujt tuaj dhe hiqni fytyrën nga të gjitha gjërat tuaja të neveritshme.

7. Sepse, në qoftë se një njeri çfarëdo i shtëpisë së Izraelit apo disa të huaj që banojnë në Izrael largohen nga unë, ngre idhujt e tij në zemrën e tij dhe vë para tij pengesën që e bën të bjerë në paudhësi dhe pastaj vjen te profeti, që të konsultohet me mua nëpërmjet atij, unë, do t'i përgjigjem unë, Zoti, nga vetja ime.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 14