Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 13:15-20 Bibla Shqip (ALBB)

15. Kështu do të shfryj tërbimin tim mbi murin dhe mbi ata që kanë suvatuar me llaç që nuk mban; dhe do t'ju them: "Muri nuk është më dhe as ata që e suvatonin,

16. domethënë, profetët e Izraelit që profetizonin mbi Jeruzalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe", thotë Zoti, Zoti.

17. "Por tani ti, bir njeriu, kthe fytyrën nga vajzat e popullit tënd që profetizojnë sipas zemrës së tyre dhe profetizo kundër tyre,

18. dhe thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë gratë që qepin rripa në të gjitha kyçet e dorës dhe bëjnë vela për kokat e çdo lartësie për të gjuajtur shpirtrat. A besoni ju të gjuani shpirtrat e popullit tim dhe të shpëtoni jetën tuaj?

19. Ju më përdhosni në mes të popullit tim për disa grushte elbi dhe për disa copa buke, duke bërë të vdesin shpirtra që nuk duhet të vdisnin dhe duke bërë të jetojnë shpirtra që nuk duhet të jetonin, duke e gënjyer popullin tim që u vë veshin gënjeshtrave".

20. Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: "Ja, unë jam kundër rripave tuaja me të cilat ju gjuani shpirtrat sikur të ishin zogj; do t'i shkëpus nga krahët tuaja dhe do t'i çliroj shpirtrat, ato shpirtra që ju i gjuani si zogj.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 13