Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 13:1-5 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjala e Zotit m'u drejtua duke thënë:

2. "Bir njeriu, profetizo kundër profetëve të Izraelit që profetizojnë dhe u thuaj atyre që profetizojnë sipas zemrës së tyre: Dëgjoni fjalën e Zotit.

3. Kështu thotë Zoti, Zoti: Mjerë profetët e pamend që ndjekin frymën e tyre duke mos parë asgjë.

4. O Izrael, profetët e tu kanë qenë si dhelpra në shkretëtirë.

5. Ju nuk jeni ngjitur mbi të çara dhe as nuk keni ndërtuar ndonjë mur rreth shtëpisë së Izraelit për të rezistuar në betejën në ditën e Zotit.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 13