Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 1:12-19 Bibla Shqip (ALBB)

12. Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.

13. Sa për pamjen e qenieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qenieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkreptima.

14. Qeniet e gjalla vraponin përpara dhe prapa, dukeshin si një rrufe.

15. Ndërsa shikoja qeniet e gjalla, ja një rrotë për tokë pranë qenieve të gjalla me katër fytyrat e tyre.

16. Pamja e rrotave dhe punimi i tyre ishte si pamja e ngjyrës së krisolitit; që të katra i ngjisnin njëra-tjetrës. Pamja e tyre dhe punimi i tyre si ato të një rrote në mes të një rrote tjetër.

17. Kur lëviznin, shkonin në drejtim të njërit prej katër drejtimeve dhe, duke shkuar nuk silleshin prapa.

18. Sa për rrathët e tyre ishin të lartë dhe të madhërishëm; dhe rrathët e gjithë të katërve ishin plot me sy rreth e qark.

19. Kur lëviznin qeniet e gjalla, edhe rrotat lëviznin pranë tyre dhe, kur qeniet e gjalla ngriheshin nga toka, ngriheshin edhe rrotat.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 1