Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ezekieli 1:1-13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Në vitin e tridhjetë, më pesë të muajit të katërt, ndodhi që ndërsa isha midis të internuarve pranë lumit Kebar, qiejt u hapën dhe pata vegime nga ana e Perëndisë.

2. Më pesë të muajit (ishte viti i pestë i robërisë së mbretit Jehojakin),

3. fjala e Zotit iu drejtua shprehimisht priftit Ezekiel, birit të Buzit, në vendin e kaldeasve, pranë lumit Kebar; dhe atje lart dora e Zotit qe mbi të.

4. Ndërsa po shkoja, ja ku erdhi nga veriu një erë furtune, një re e madhe me një zjarr që mbështillej rreth vetes së tij; rreth tij dhe nga mesi i tij dilte një shkëlqim i madh si ngjyra e bronzit inkandeshent që ndodhet në mes të zjarrit.

5. Nga mesi i tij dukej ngjashmëria e katër qenieve të gjalla; dhe kjo ishte pamja e tyre: kishin ngjashmërinë e njeriut.

6. Secili prej tyre kishte katër fytyra dhe secili katër krahë.

7. Këmbët e tyre ishin të drejta dhe tabani i këmbës së tyre ishte si ai i tabanit të këmbës së një viçi, dhe shkëlqenin si bronzi me lustër.

8. Në të katër anët, poshtë krahëve, kishin duar njerëzish; dhe që të katër kishin fytyrat e tyre dhe krahët e tyre.

9. Krahët e tyre preknin njëri-tjetrin; duke ecur përpara, nuk ktheheshin prapa, por secili shkonte drejt përpara tij.

10. Sa për pamjen e fytyrave të tyre, të gjithë kishin fytyrë njeriu, që të katër fytyrë luani në të djathtë, që të katër fytyrë kau në të majtë, dhe që të katër fytyrë shqiponje.

11. Kështu ishin fytyrat e tyre. Krahët e tyre ishin shtrirë lart; secili kishte dy krahë që preknin njëra tjetrën dhe dy që mbulonin trupin e tyre.

12. Secili shkonte drejt përpara tij; shkonin atje ku fryma donte të shkonte dhe, duke shkuar, nuk silleshin.

13. Sa për pamjen e qenieve të gjalla, këto dukeshin si qymyre të ndezur, si pishtarë. Zjarri lëvizte në mes të qenieve të gjalla; zjarri ishte i ndritshëm dhe prej tij dilnin shkreptima.

Lexoni kapitullin e plotë Ezekieli 1