Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Ester 4:9-17 Bibla Shqip (ALBB)

9. Kështu Hathaku u kthye tek Esteri dhe i njoftoi fjalët e Mardokeut.

10. Atëherë Esteri i foli Hathakut dhe e urdhëroi të shkonte e t'i thoshte Mardokeut:

11. "Tërë shërbëtorët e mbretit dhe populli i krahinave të tij e dinë që cilido burrë ose grua që hyn në oborrin e brendshëm për të shkuar te mbreti, pa qenë i thirrur, duhet të dënohet me vdekje, në bazë të një ligji të veçantë, veç po të jetë se mbreti shtrin ndaj tij skeptrin e tij prej ari; vetëm kështu ai do të shpëtojë jetën e tij. Dhe kaluan tanimë tridhjetë ditë që nuk jam thirrur për të shkuar te mbreti".

12. Kështu ia njoftuan Mardokeut fjalët e Esterit,

13. dhe Mardokeu iu përgjigj Esterit: "Mos mendo se do të shpëtosh vetëm ti nga gjithë judenjtë, sepse ndodhesh në pallatin e mbretit.

14. Sepse po të jetë se ti hesht në këtë moment, ndihma dhe çlirimi do të vijnë për judenjtë nga një anë tjetër; por ti dhe shtëpia e atit tënd do të shuheni. Përveç kësaj, kush e di nëse është pikërisht për një kohë të tillë që ti ke arritur në pozitë mbretërore?".

15. Atëherë Esteri urdhëroi t'i përgjigjeshin Mardokeut kështu:

16. "Shko, mblidh tërë judenjtë që ndodhen në Suza, dhe agjëroni për mua; rrini pa ngrënë dhe pa pirë tri ditë, natë e ditë. Edhe unë me vajzat e mia do të agjërojmë në të njëjtën mënyrë; pastaj do të hyj te mbreti; megjithëse një gjë e tillë është kundër ligjit; dhe në qoftë se duhet të vdes, do të vdes".

17. Mardokeu iku dhe bëri të gjitha gjërat që Esteri kishte urdhëruar.

Lexoni kapitullin e plotë Ester 4