Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Esdra 10:15-29 Bibla Shqip (ALBB)

15. Vetëm Jonathani, bir i Asahelit, dhe Jaziahu, bir i Tikvahut, e kundërshtuan këtë propozim, të përkrahur nga Meshulami dhe nga leviti Shabethai.

16. Kështu të kthyerit nga robëria vepruan siç ishte thënë dhe u zgjodhën prifti Ezdra dhe disa kryefamiljarë sipas shtëpive të tyre patriarkale, të tërë të caktuar me emër; ata filluan mbledhjet ditën e parë të muajit të dhjetë për të shqyrtuar rastet e ndryshme.

17. Ditën e parë të muajit të parë përfunduan tërë rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.

18. Midis bijve të priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja figuronin: nga bijtë e Jeshuas, biri i Jotsadakut, dhe midis vëllezërve të tij: Maaseiahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu.

19. Ata u zotuan t'i ndanin gratë e tyre; pastaj, për shkak të fajit të tyre, secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.

20. Nga bijtë e Imerit: Hanani dhe Zebadiahu.

21. Nga bijtë e Harimit: Maaseiahu, Elia, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu.

22. Nga bijtë e Pashurit: Elioenai, Maaseiahu, Ishmaeli, Nethaneeli, Jozabadi dhe Elasahu.

23. Nga levitët: Jozabadi, Shimei, Kelajahu, domethënë Kelita, Pethajahu, Juda dhe Eliezeri.

24. Nga këngëtarët: Eliashibi. Nga derëtarët: Shallumi, Telemi dhe Uri.

25. Midis izraelitëve: bijtë e Paroshit: Ramiahu, Iziahu, Malkiahu, Mijamini, Eleazari, Malkiahu dhe Benajahu.

26. Nga bijtë e Elamit: Mataniahu, Zakaria, Jehieli, Abdi, Jeremothi dhe Elia.

27. Nga bijtë e Zatuit: Elioenai, Eliashibi, Mataniahu, Jeremothi, Zabadi dhe Aziza.

28. Nga bijtë e Bebait: Jehohanani, Hananiahu, Zabai dhe Athlai.

29. Nga bijtë e Banit: Meshulami, Maluku, Adajahu, Jashubi, Sheali dhe Ramothi.

Lexoni kapitullin e plotë Esdra 10