Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Esdra 10:13-25 Bibla Shqip (ALBB)

13. Por populli është i madh në numër dhe është stina e shirave të mëdha; nuk është, pra, i mundur qëndrimi jashtë. Nuk është me siguri puna e një dite ose dy ditëve, sepse jemi të shumtë që kemi mëkatuar në këtë çështje.

14. Të mbeten këtu, pra, krerët tanë në vend të tërë asamblesë dhe të gjithë ata që në qytetet tona janë martuar me gra të huaja të vijnë në kohë të caktuara bashkë me pleqtë dhe me gjyqtarët e çdo qyteti, derisa të largohet prej nesh zemërimi i zjarrtë i Perëndisë tonë për shkak të kësaj gjëje.

15. Vetëm Jonathani, bir i Asahelit, dhe Jaziahu, bir i Tikvahut, e kundërshtuan këtë propozim, të përkrahur nga Meshulami dhe nga leviti Shabethai.

16. Kështu të kthyerit nga robëria vepruan siç ishte thënë dhe u zgjodhën prifti Ezdra dhe disa kryefamiljarë sipas shtëpive të tyre patriarkale, të tërë të caktuar me emër; ata filluan mbledhjet ditën e parë të muajit të dhjetë për të shqyrtuar rastet e ndryshme.

17. Ditën e parë të muajit të parë përfunduan tërë rastet e burrave që ishin martuar me gra të huaja.

18. Midis bijve të priftërinjve që ishin martuar me gra të huaja figuronin: nga bijtë e Jeshuas, biri i Jotsadakut, dhe midis vëllezërve të tij: Maaseiahu, Eliezeri, Jaribi dhe Gedaliahu.

19. Ata u zotuan t'i ndanin gratë e tyre; pastaj, për shkak të fajit të tyre, secili paraqiti një dash për të shlyer mëkatin e tij.

20. Nga bijtë e Imerit: Hanani dhe Zebadiahu.

21. Nga bijtë e Harimit: Maaseiahu, Elia, Shemajahu, Jehieli dhe Uziahu.

22. Nga bijtë e Pashurit: Elioenai, Maaseiahu, Ishmaeli, Nethaneeli, Jozabadi dhe Elasahu.

23. Nga levitët: Jozabadi, Shimei, Kelajahu, domethënë Kelita, Pethajahu, Juda dhe Eliezeri.

24. Nga këngëtarët: Eliashibi. Nga derëtarët: Shallumi, Telemi dhe Uri.

25. Midis izraelitëve: bijtë e Paroshit: Ramiahu, Iziahu, Malkiahu, Mijamini, Eleazari, Malkiahu dhe Benajahu.

Lexoni kapitullin e plotë Esdra 10