Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 9:1-7 Bibla Shqip (ALBB)

1. Atëherë Zoti i tha Moisiut: "Shko te Faraoni dhe i thuaj: "Kështu thotë Zoti, Perëndia i hebrenjve: Lëre popullin tim të shkojë, që të mund të më shërbejë.

2. Por në rast se nuk pranon ta lësh të shkojë dhe e mban akoma,

3. ja, dora e Zotit do të jetë mbi bagëtinë tënde, që është nëpër fusha, mbi kuajt, mbi gomarët, mbi devetë, mbi bagëtinë e trashë dhe të imët, dhe do të ketë gjëmë të madhe.

4. Por Zoti do të bëjë dallim midis bagëtisë së Izraelit dhe asaj të Egjiptit; kështu asnjë ngordhje nuk do të ketë në gjithçka që u përket bijve të Izraelit"".

5. Pastaj Zoti caktoi një afat, duke thënë: "Nesër Zoti do ta bëjë këtë në vend".

6. Dhe Zoti e bëri atë të nesërmen, dhe tërë bagëtia e Egjiptit ngordhi; por nga bagëtia e bijve të Izraelit nuk ngordhi as edhe një kokë.

7. Faraoni dërgoi njerëz për të parë, dhe ja asnjë kokë bagëtie e izraelitëve s'kishte ngordhur. Por zemra e Faraonit u ngurtësua dhe ai nuk e la popullin të shkojë.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 9