Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 8:25-32 Bibla Shqip (ALBB)

25. Atëherë Faraoni thirri Moisiun dhe Aaronin dhe u tha: "Shkoni, bëni fli për Perëndinë tuaj në vend".

26. Por Moisiu u përgjigj: "Kjo s'ka si bëhet, sepse do t'i bënim Zotit, Perëndisë tonë, fli që janë të neveritshme për egjiptasit. Ja, duke bërë para syve të tyre fli që janë të neveritshme për egjiptasit, a nuk do të na vrasin me gurë?

27. Do të shkojmë në shkretëtirë duke ecur tri ditë me radhë dhe do të bëjmë fli për Zotin, Perëndinë tonë, ashtu si do të na urdhërojë Ai".

28. Faraoni tha: "Unë do t'ju lë të shkoni, që të bëni fli për Zotin, Perëndinë tuaj, në shkretëtirë; vetëm, mos shkoni shumë larg. lutuni për mua".

29. Moisiu tha: "Ja, unë po dal nga ti dhe do t'i lutem Zotit dhe nesër moria e mizave do të largohet nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; mjafton që Faraoni të mos tallet me ne, duke e penguar popullin të shkojë e të bëjë fli për Zotin".

30. Moisiu u largua pastaj nga prania e Faraonit dhe iu lut Zotit.

31. Dhe Zoti veproi sipas fjalës së Moisiut dhe largoi morinë e mizave nga Faraoni, nga shërbëtorët e tij dhe nga populli i tij; nuk mbeti as edhe një mizë.

32. Por edhe këtë herë Faraoni e ngurtësoi zemrën e tij dhe nuk e la popullin të shkojë.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 8