Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 39:33-43 Bibla Shqip (ALBB)

33. Pastaj i çuan Moisiut tabernakullin, çadrën dhe tërë veglat e saj, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tyre,

34. mbulesën me lëkura dashi të ngjyera në të kuq, mbulesën me lëkura baldose dhe velin e perdes,

35. arkën e dëshmisë me shtizat e saj dhe pajtuesin,

36. tryezën me të gjitha veglat e saj dhe bukën e paraqitjes,

37. shandani prej ari safi me llambat e tij (llambat e vendosura në rregull), të gjitha orenditë e tij dhe vajin për dritën e shandanit,

38. altarin prej ari, vajin e vajosjes, temjanin e parfumuar dhe perden për hyrjen e çadrës,

39. altarin prej bronzi, grilën e tij prej bronzi, shtizat e tij dhe të gjitha veglat e tij, legenin me bazën e tij,

40. perdet e oborrit, shtyllat e tij me gjithë bazat, perden për hyrjen e oborrit, kordonët e oborrit, kunjat e tij dhe të gjitha veglat për shërbimin e tabernakullit, për çadrën e mbledhjes,

41. rrobat e punuara mirë për të shërbyer në shenjtërore, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij për të shërbyer si priftërinj.

42. Bijtë e Izraelit e kryen tërë punën, sipas të gjitha porosive që Zoti i kishte dhënë Moisiut.

43. Moisiu, pra, shqyrtoi tërë punën; dhe ja, ata e kishin kryer sipas urdhrave të Zotit; ata e kishin bërë kështu. Kështu Moisiu i bekoi.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 39