Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 35:2-20 Bibla Shqip (ALBB)

2. Do të punohet gjashtë ditë, por dita e shtatë do të jetë për ju një ditë e shenjtë, një e shtunë pushimi, e shenjtëruar ndaj Zotit. Kushdo që bën ndonjë punë atë ditë do të dënohet me vdekje.

3. Nuk do të ndizni zjarr në asnjë prej banesave tuaja ditën e shtunë".

4. Pastaj Moisiu i foli tërë asamblesë së bijve të Izraelit dhe tha: "Kjo është ajo që Zoti ka urdhëruar, duke thënë:

5. "Merrni ndërmjet jush një ofertë për Zotin; kushdo që ka zemër bujare do t'i çojë një ofertë Zotit: ar, argjend dhe bronz,

6. stofa ngjyrë vjollce, të purpurta ose flakë të kuqe, li të hollë dhe lesh dhie,

7. lëkura dashi të ngjyera në të kuq, lëkura baldose dhe dru të akacies,

8. vaj për ndriçim të shandanit dhe aroma për vajin e vajosjes dhe për temjanin aromatik,

9. gurë oniksi dhe gurë për t'u ngallmuar mbi efodin dhe pektoralin.

10. Kushdo ndërmjet jush që është i aftë, le të vijë dhe të bëjë tërë ato gjëra që Zoti ka urdhëruar:

11. tabernakullin, çadrën e tij dhe mbulesën, kapëset, dërrasat, traversat, shtyllat dhe bazat e tij,

12. arkën, shtizat e saj, pajtuesin dhe velin e mbulesës së arkës,

13. tryezën dhe shtizat e saj, tërë veglat e saj dhe bukën e paraqitjes;

14. shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;

15. altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,

16. altarin e holokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,

17. perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;

18. kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;

19. rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".

20. Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 35