Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Eksodi 35:14-23 Bibla Shqip (ALBB)

14. shandanin për dritë dhe veglat e tij, llambat e tij dhe vajin për ndriçim të shandanit;

15. altarin e temjanit dhe shtizat e tij, vajin e vajosjes, temjanin aromatik dhe perden e hyrjes në tabernakull,

16. altarin e holokausteve me grilën e tij prej bronzi, shtizat dhe tërë veglat e tij, legenin dhe bazën e tij,

17. perdet e oborrit, shtyllat e tij dhe bazat e tyre, dhe perdja e hyrjes në oborr;

18. kunjat e tabernakullit, kunjat e oborrit dhe litarët e tyre;

19. rrobat e punuara hollë për të bërë shërbimin në vendin e shenjtë, rrobat e shenjta për priftin Aaron dhe rrobat e bijve të tij që të shërbejnë si priftërinj"".

20. Atëherë gjithë asambleja e bijve të Izraelit u largua nga prania e Moisiut.

21. Kështu tërë ata që ishin të shtyrë nga zemra e tyre dhe tërë ata që ishin të shtyrë nga fryma e tyre, erdhën për t'i sjellë ofertën e tyre Zotit për veprën e çadrës së mbledhjes, për të gjitha shërbimet e tij dhe për rrobat e shenjta.

22. Erdhën burra dhe gra, ata që kishin zemër bujare, dhe sollën me vete kapëse, vathë, unaza me vulë dhe byzylykë, lloj-lloj xhevahiresh prej ari; gjithkush i solli ndonjë ofertë prej ari Zotit.

23. Dhe të gjithë ata që kishin stofa ngjyrë vjollce, të purpurt, flakë të kuqe, ose li të hollë, apo lesh dhie, ose lëkura dashi me ngjyrë të kuqe, ose lëkurë baldose, i sollën.

Lexoni kapitullin e plotë Eksodi 35